Barcelona ka rënë dakord për një marrëveshje për të nënshkruar me sulmuesin e Bayern Munichut, Robert Lewandowski për 45 milionë euro, duke u rritur në 50 milionë euro në shtesa të mundshme, përpara testeve mjekësore në Miami.
Lewandowski u ka thënë tashmë lamtumirë bashkëlojtarëve të Bayernit dhe do të nënshkruajë kontratën në 24 orët e ardhshme për t’u bërë lojtar i ri i Barcelonës.
Sulmuesi 33-vjeçar pritet të nënshkruajë një kontratë katërvjeçare me klubin spanjoll.
Lewandowski pritet të fluturojë të dielën për t’iu bashkuar turneut të Barcelonës në SHBA dhe t’i nënshtrohet testeve mjekësore në Miami. Pjesa tjetër e skuadrës së Barcelonës do të niset në turne një ditë më parë.
Sulmuesi polak, ka qenë në qendër të një sage transferimi që kur tha se nuk do të rinovonte kontratën e tij me Bayern në maj dhe shprehu dëshirën për t’u larguar.
‘Athletic’ raportoi të mërkurën e kaluar se kushtet personale tashmë ishin rënë dakord, me Barcelonën që paraqiti një ofertë prej 40 milionë euro për polakin.
Lewandowski ka shënuar 344 gola në 375 ndeshje për Bayernin, përfshirë 98 gjatë dy sezoneve të fundit.