Karim Benzema do të largohet nga Real Madridi pas 14 vitesh.
Sulmuesi francez ka vendosur t’i japë fund periudhës së tij në kryeqytetin spanjoll dhe të pranojë një ofertë rekord nga Arabia Saudite, raporton gazetari i famshëm italian, Gianluca Di Marzio, përcjell Sinjali Sporti.
Kontrata e fituesit të Topit të Artë skadon më 30 qershor 2023 dhe ai ka vendosur të mos e zgjasë qëndrimin e tij në Real Madrid.
Sipas Di Marzios, njoftimi do të bëhet nga Karim Benzema në një konferencë për shtyp që është organizuar për këtë rast.
Me “Los Blancos”, ai shënoi 353 gola dhe dha 165 asistime në 647 ndeshje në të gjitha garat, duke fituar gjithsej 23 tituj gjatë kohës së tij në Spanjë.