image E kritikuan se e ka harruar gjuhën shqipe, reagon Almeda Abazi

Bota e Yjeve

Showbiz/ E kritikuan se e ka harruar gjuhën shqipe, reagon Almeda Abazi

news image

Aktorja, prezantuesja dhe këngëtarja e njohur nga Shqipëria, Almeda Abazi, tash e disa jeton në Turqi, vend ky në të cilin ajo gëzon karrierë të bujshme.

Bukuroshja shqiptare përveç profesioneve të lartëcekura, kohëve të fundit është bërë mjaft e kërkuar nga markat e njohura turke për t’u bërë imazh i tyre.

Së fundmi, ajo ka qenë imazh i një markë bukurie turke.

Por pas kësaj, siç duket Almeda është përballur me mesazhe të shumta që i thonë se ka harruar të flasë shqip.

 “Kush tha që kam harruar shqipen? Çdo javë këto mesazhe marr nga ju sa herë që bëj video. Kur është për të folur shqip, flas shqip. Video ka të bëjë me markë turke, prandaj detyrimisht flas turqisht, duke mos harruar që jetoj në Stamboll. Nuk ju kam harruar asnjëherë dhe shumicën e rasteve flas edhe shqip. Vetëm se hedh një video në turqisht nuk është nevoja të vini në pikën e sharjeve. Mos më ndiq nëse s’të pëlqeu se nuk kam nerva”, ka shkruar aktorja shqiptare në InstaStory.

Kujtojmë se Almelda tash e tri vite është e martuar me aktorin e njohur turk, Tolgahan Sayisman, i njohur për publikun shqiptar si “Çënar” dhe janë prindër të një djali të quajtur Efehan. /GazetaSinjali/