Agjenti i Vedat Muriqit, Haluk Canatar e ka konfirmuar që Vedat Muriqi e ka prioritet Serien A dhe jo Premier Ligën.
Nga Serie A të interesuara janë dy ekipe, Napoli dhe Lazio, transmeton Gazeta Sinjali.
‘Nuk është e sigurt. Unë mund të ju them se për momentin që prioriteti i tij është që të luaj në Itali’, u shprehë Canatar për ‘TMW’.
Muriqi për momentin është lojtar i Fenerbahces. Por, ka shumë skuadra të interesuara për të.
Nga Premier Liga skuadrat si Manchester United, Leicester dhe Tottenham janë të interesuara për shërbimet e kosovarit./Gazeta Sinjali/