image E konfirmon Romano: Tchouameni tashmë i ka treguar bashkëlojtarëve të klubit që po i bashkohet Realit

Futboll

E konfirmon Romano: Tchouameni tashmë i ka treguar bashkëlojtarëve të klubit që po i bashkohet Realit

news image

Real Madridi ka arritur marrëveshje me Monacon për mesfushorin Aurelien Tchouameni.

RMC ka raportuar se klubet tashmë kanë arritur marrëveshje për një shumë rreth 80 milionë euro, në një kontratë pesë-vjeçare.

Lajmin e ka konfirmuar edhe Fabrizio Romano, të përcjellur nga Julien Maynard, i cili thekson se Tchouaméni tashmë u ka komunikuar bashkëlojtarëve të tij synimin për t’u bashkuar me Real Madridin. Ai ëndërron Realin.

Sipas Romanos, çmimi do të jetë shumë më shumë se 50 milionë euro, por ende ka për t’u negociuar dhe se planet e Real Madridit kanë ndryshuar pas refuzimit të Mbappes.

/GazetaSinjaliSport/