image E konfirmon Romano: Chelsea po konsideron transferimin e Strakoshas

Futboll

E konfirmon Romano: Chelsea po konsideron transferimin e Strakoshas

news image

Chelsea po konsideron të bëjë një lëvizje surprizuese për portierin shqiptar, Thomas Strakosha.

Portieri pritet të largohet nga Lazio, dhe klubi anglez tani po shqyrton që të bëjë një lëvizje për të.

Lajmin e ka konfirmuar gazetari i njohur italian, Fabrizio Romano i cili thekson se Strakosha po tërheq interesimin nga klubi londinez.

“Thomas Strakosha po tërheq interesim, i disponueshëm si transferim falas. Chelsea po e konsideron atë si një nga opsionet, por vetëm në rast se Kepa do të largohet nga klubi këtë verë“, ka shkruar Romano në Twitter.

Kepa ka gjasa të mëdha që të largohet gjatë verës dhe gjasat për ta parë Strakoshan të luajë në Premier Ligë janë shumë të mundshme.

/GazetaSinjaliSport/