image E konfirmon Policia: Një person në Gurrakoc pësoi djegie derisa po e kosiste barin

Siguri

E konfirmon Policia: Një person në Gurrakoc pësoi djegie derisa po e kosiste barin

news image

Gazeta Sinjali pak më parë raportoi se një person nga Gurrakoci i Istogut ka pësuar djegie derisa ishte duke punuar në pronën e tij. Në lidhje me rastin, tani ka dhënë detaje edhe Policia e Kosovës.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Pejës, Fadil Gashi tha se viktima është dërguar në Qendrën Klinike Universitare (QKUK) dhe tanimë është jashtë rrezikut për jetë.

Gashi i tha Sinjalit se viktima është djegur derisa ishte duke punuar me një kositëse të barit që punon me naftë.

“Viktima fillimisht është dërguar në QKMF të Istogut, pastaj në Emergjencën e Spitalit të Pejës, e më vonë në QKUK. Në vend të ngjarjes kanë dalë njësitë relevante të Policisë dhe eksperti i zjarrit, sepse dyshohet se ka shpërhyer zjarri nga kositja. Gjendja e tij është jashtë rrezikut për jetë”, tha Gashi.

/GazetaSinjali/