Policia e Kosovës njofton për lirimin e pikës kufitare në Merdar. Lirim i kësaj pike u bë sot në orën 09:50.
Policia njofton qytetarët se kjo pikë i qështë kthyer normalitetit të plotë:
Njoftimi i plotë i policisë:
Bazuar në informacionet e fundit, rruga e cila ishte bllokuar me 27.12.2022 në kilometrin e dytë brenda në Serbi, sot në ora 09:50 është liruar për qarkullim.
Andaj, njoftojmë qytetarët dhe bashkatdhetarët tani se pikë kalimi kufitar “Merdare”, është liruar për qarkullim dhe i është kthyer normalitetit të plotë.