image E konfirmon policia, jep detaje për sulmin ndaj Qëndron Kastratit

Siguri

E konfirmon policia, jep detaje për sulmin ndaj Qëndron Kastratit

news image

Gazeta Sinjali ka raportuar më parë se shefi i Shtabit të kryetarit aktual të Kamenicës, Arianit Ibrahimi ka thënë se Qëndron Kastrati është sulmuar mbrëmë nga burri i kandidates së VV-së.

E për këtë kanë dhënë detaje nga policia e Kosovës.

Për Sinjalin nga policia kanë deklaruar se mbrëmë rreth orës 23:00 kryetarit aktual të Kamenicës i është dëmtuar vetura, por që ai nuk është sulmuar.

“Rasti është sulm dhe dëmtim prone, paska ndodhë mbrëmë rreth orës 23:00. Policia është duke bërë hetimet lidhur me rastet. Po punojmë në identifikimin e përgjegjësve. Ndërsa Qëndron Kastrati nuk është sulmuar”, ka thënë Hashani për Sinjalin.

“Mbrëm rreth orës 22:40 eshte sulmuar Qëndron Kastrati bashkë me ekip. Nje grup kriminal i udhehequr nga Bujar Fera dhe Besim Fera (burri i kandidates së VV-se) kishte vendosur postbllok në Karaqevë të Poshtme. Ata kontrollonin secilën veturë që qarkullonte andej. Para se të sulmonin kryetarin, të njëjtit kishin sulmuar fizikisht edhe mbështetësin tonë, Mehmet Shala e Albrim Kastratin, në të njëjtin postbllok”, ka thënë shefi i Shtabit të kryetarit aktual të Kamenicës.

/GazetaSinjali/