image E konfirmon Laporta, ky do të jetë stadiumi ku do t'i zhvillojë ndeshjet Barcelona për sezonin 2023-24

Futboll

E konfirmon Laporta, ky do të jetë stadiumi ku do t’i zhvillojë ndeshjet Barcelona për sezonin 2023-24

news image

Presidenti i Barçës, Joan Laporta, zyrtarizoi të martën se ishte arritur një marrëveshje me bashkinë që lojtarët e tij të luajnë në stadiumin Olimpik ndërsa Camp Nou është duke u rinovuar.

Presidenti i FC Barcelona, Joan Laporta, zyrtarizoi të martën në një konferencë për shtyp marrëveshjen me bashkinë e qytetit në mënyrë që Blaugranasit të luajnë në stadiumin olimpik Lluis-Companys gjatë sezonit 2023-2024, gjatë kohës së rinovimit të Camp Nou.

Ndryshe nga Real Madridi, të cilët ishin tërhequr në stadiumin e tyre stërvitor gjatë punimeve në stadiumin Santiago Bernabeu, klubi katalanas zgjodhi “murin historik” të qytetit, me një kapacitet prej 56,000 ulëseve.

Sipas Laportas, rregullimet e nevojshme në stadium do të kushtonin nga 15 deri në 20 milionë euro.

/GazetaSinjaliSport/