Pjesën e mbetur të sezonit Oliver Giroud do ta vazhdojë te një klub tjetër, ndoshta edhe ligë tjetër.
Lajmi është konfirmuar nga trajneri i ‘Bluve të Londrës’, Oliver Giroud.
33-vjeçari ka bërë vetëm 7 paraqitje këtë edicion me Chelsean në të gjitha garat, ka shënuar edhe një gol.
“Nëse për të gjithë është gjëja e duhur, atëherë ai do të largohet, do të shohim. Ai ka qenë profesionist i vërtetë, është stërvitur normalisht edhe pse s’ka pasur shumë minuta. Do të marrim vendimin më të mirë për të gjithë”, tha Lampard.
Gjithçka do të vendoset sipas tij brenda disa ditësh.