image E konfirmon Hadërgjonaj, më 19 shtator do të udhëtojë për në Hagë

Kosovë

Specialja/ E konfirmon Hadërgjonaj, më 19 shtator do të udhëtojë për në Hagë

news image

Ish deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Safete Hadërgjonaj ka konfirmuar lajmin e publikuar pak çaste më parë nga Sinjali se është  ftuar për intervistim nga Gjykata Speciale, mëson Sinjali nga burimet e besueshme. Ajo ka thënë se është ftuar nga Dhomat e Specializuara, të mërkurën më datë 4 shtator ndërsa pritet  të udhëtojë për në Hagë në pjesën e dytë të muajit.

“Po është e vërtetë. Ftesën e kam marr pardje si dëshmitare. Më datën 19 shtator  kam me shku.Më kanë ftu me telefon një ditë përpara ndërsa të nesërmen më kanë ftu me marr thirrjen me shkrim. Tash po pres kur të vjen koha me shku”, ka thënë Hadërgjonaj për Sinjalin.

Ish deputetja do të intervistohet për të kaluarën e saj gjatë periudhës së luftës.

“Në ftesë shkruan periudha prej 1 janarit 1998 deri me 31 janar 2000. S`kam pasë funksion të rëndësishëm. Kam dhënë kontribut sa kam mujtë në procese gjatë luftës”, ka shtuar Hadërgjonaj

Safete Hadërgjonaj është nga komuna e Deçanit e cila ka marr pjesë në luftën e UÇK-së. Më herët ka qenë veprimtare e LPRK-së e më vonë në Lëvizjes Popullore të Kosovës (1984-1999)

Ajo ka qenë deputete në disa legjislatura që prej vitit 2004.

Hadërgjonaj ka qenë anëtare e Kryesisë së PDK-së që nga vitit 2002./ Sinjali/