Klauzola prej 3.5 milionë euro për transferimin e talentit kosovar, Edon Zhegrova nuk u aktivizua nga Baseli dhe me 31 qershor ai do të rikthehet te ekipi belg, Genk
Ndërsa për këtë, Zhegrova në një intervistë për Telegrafin tha se ndikoi kriza financiare e shkaktuar nga koronavirusi.
I pyetur se a është e vërtetë që kanë shfaqur interesim Chelsea dhe Wolves, Zhegrova e pranoi duke thënë se ato janë në mesin e shumë ekipeve të interesuara.
“Po edhe Chelsea edhe Wolverhampton janë në mesin e ekipeve të interesuara, por unë kam dëshirë të luaj dhe të bëj sa me shumë paraqitje” – u shpreh ai.