COVID-19

Të infektuar

5118

Të shëruar

2370

Të vdekur

108

Tragjedia/ E kishte shok dhe punonin bashkë, por 22-vjeçari e vrau dhe e dogji për shkak të një borxhi

news image

Trimor Lalinovcit nuk do t’i duhen më paratë të cilat dyshohet se ia kishte borxh Shkodran Bytyqi.

Ndonëse ishin shokë dhe punonin bashkë, ky fakt s’ka arritur ta ndalojë 22-vjeçarin që në mënyrë barbare ta vras shokun e tij nga Ferizaj, raporton Gazeta Sinjali.

Me t’u arrestuar nga Policia, Trimor Lalinovci vendosi që menjëherë ta pranonte se e kishte kryer krimin, siç kishte vendosur ta digjte trupin e shokut të tij pasi e kishte vrarë.

Katër ditë pasi ishte zhdukur, mbrëmë u ndriçua fati i trishtë i Shkodran Bytyqit, babait të dy fëmijëve, i cili u gjet i vrarë dhe i djegur ndërmjet fshatrave Gadime dhe Kishnapole.

Trimori dhe Shkodrani ishin shokë të jashtëzakonshëm. Afërsia ndërmjet tyre shihet edhe nga fotot që i shkrepnin së bashku duke shkuar në punë, ose duke dalë për qejf me veturë.

Se shoqëria ndërmjet tyre do të përfundonte kaq tragjikisht, nuk e kishte menduar as babai i Shkodranit, ndonëse ditën kur iu zhduk djali, kishte një shqetësim të madh. Ai u kishte thënë zyrtarëve policorë që dyshon se djali i tij kishte dalë nga shtëpia për shkak të një borxhi.

Përveç 22 vjeçarit Trimor Lalinovci, Policia sot ka arrestuar edhe një person tjetër lidhur me këtë vrasje. Bëhet fjalë për një 25-vjeçar me inicialet B.L. /Gazeta Sinjali/

Dorasi: Trimor Lalinovci
Viktima: Shkodran Bytyqi

Shpërndaje artikullin