Një burrë ka raportuar dje në Polici se derisa ka qenë në rrugë me veturë është kanosur me sëpatë nga një person, shkruan Gazeta Sinjali.
Rasti ka ndodhur dje pas mesnatës në fshatin Dardhishtë të Obiliqit.
Sipas Policisë, në lidhje me këtë rast, palët janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.
Rasti është iniciuar si “Kanosje” dhe procedohet në procedurë hetimore.