image E kapi për fyti... ky është burri që dyshohet se dhunoi gruan e tij në Fushë Kosovë

Siguri

E kapi për fyti… ky është burri që dyshohet se dhunoi gruan e tij në Fushë Kosovë

news image

Gazeta Sinjali mbrëmë ka raportuar për një rast të rëndë të dhunës, ku viktimë është një grua 41-vjeçare. Bashkëshorti i saj dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike e seksuale ndaj saj dhe si rrjedhojë është arrestuar.

Burimet e Gazetës Sinjali brenda Prokurorisë kanë bërë të ditur se bëhet fjalë për 45-vjeçarin, Hasan Aliu.

Aliu dyshohet se është kthyer në shtëpi pas mesnatës në gjendje të dehur dhe i njëjti më pas ka rrahur bashkëshorten e tij. Pos dhunës fizike që dyshohet se ia shkaktoi, 45-vjeçari dyshohet se ka kapur për fyti dhe më pas ka detyruar viktimën që të kryejë marrëdhënie seksuale me të. Kjo situatë e ka shqetësuar jashtëzakonisht shumë gruan, e cila ka vendosur që ta denoncojë burrin.

Ndaj tij, Prokurori i Shtetit ka nxjerrë aktvendim për ndalim prej 48 orësh për veprën penale “Dhunimi” dhe ka urdhëruar dorëzimin e kallëzimit penal.

Ndryshe, sipas Kodit Penal, “Kushdo që detyron personin tjetër për të kryer akt seksual pa pëlqimin e personit të tillë, dënohet me burgim prej dy (2) deri në dhjetë (10) vjet.”

Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

/GazetaSinjali/