image E kalon 400 mijëshin numri i të vdekurve nga koronavirusi në botë

Botë

E kalon 400 mijëshin numri i të vdekurve nga koronavirusi në botë

news image

Numri i të vdekurve nga pandemia e COVID-19 në botë ka kapur shifrën e 400 mijëshit, ndërsa i të infektuarve ka arritur në 7 milionë.

Amerika Latine vazhdon të jetë një nga rajonet që po goditet më së keqi nga koronavirusi.

Universiteti Johns Hopkins, i cili mbledh të dhënat e rasteve dhe vdekjeve nga koronavirusi, më 7 qershor tha se numri i viktimave nga COVID-19 ka arritur në 400.013 persona.

Ndërkaq, mbi 6,9 milionë persona në mbarë botën janë infektuar me koronavirus.

Në Kinë, ku u paraqitën rastet e para me koronavirus në fund të vitit të kaluar, në baza ditore po raportohet për raste të reja, ndonëse nuk është konfirmuar vërtetësia e shifrave të raportuara.

Në Shtetet e Bashkuara, mbi 109 mijë persona kanë vdekur nga koronavirusi, ndërkaq 1,9 milionë janë infektuar nga ky virus./Gazeta Sinjali/