image E jashtëzakonshme, Nora Gjakova e mposht japonezen, lufton për të artën

Sporte Luftarake

E jashtëzakonshme, Nora Gjakova e mposht japonezen, lufton për të artën

news image

Xhudistja nga Peja, Nora Gjakova, e mundi japonezen, Tsukasa Joshida në gjysmëfinalen e kategorisë deri në 57 kilogramë.

Nora Gjakova do të luftojë për medalje të artë. Kalimi në finale nënkupton se ajo do ta fitojë medaljen e parë olimpike në karrierë dhe të tretën për Kosovën në Lojëra Olimpike në përgjithësi, shkruan Gazeta Sinjali Sporti.

Në finale për të artën Nora do të përballet me fituesen e duelit tjetër gjysmëfinal Jessica Klimkait dhe Sarah Leoina Cysique.

Pas katër humbjeve radhazi, kjo ishte fitorja e parë e Gjakovës ndaj Joshidas./Gazeta Sinjali Sporti/