Xhudistja nga Peja, Nora Gjakova, e mundi japonezen, Tsukasa Joshida në gjysmëfinalen e kategorisë deri në 57 kilogramë.
Nora Gjakova do të luftojë për medalje të artë. Kalimi në finale nënkupton se ajo do ta fitojë medaljen e parë olimpike në karrierë dhe të tretën për Kosovën në Lojëra Olimpike në përgjithësi, shkruan Gazeta Sinjali Sporti.
Në finale për të artën Nora do të përballet me fituesen e duelit tjetër gjysmëfinal Jessica Klimkait dhe Sarah Leoina Cysique.
Pas katër humbjeve radhazi, kjo ishte fitorja e parë e Gjakovës ndaj Joshidas./Gazeta Sinjali Sporti/