Një grua e infektuar me koronavirus është arratisur nga Spitali i Gjakovës, shkruan Gazeta Sinjali.
Ajo ishte shtrirë në këtë spital më 26 qershor dhe ka ikur nga aty gjatë ditës së djeshme.
Gazeta Sinjali mëson nga burimet brenda policisë së rajonit të Gjakovës që e infektuara është nga fshati Spaniq i Komunës së Rahovecit.
Ajo është gjetur në shtëpinë e saj nga policia dhe është kthyer sërish në spital./Gazeta Sinjali/