image E grushtoi gjyqtarin derisa e shtriu në tokë, arrestohet basketbollisti shqiptar

Basketboll

Policia/ E grushtoi gjyqtarin derisa e shtriu në tokë, arrestohet basketbollisti shqiptar

news image

Policia në Shqipëri e ka arrestuar basketbollistin Bruno Daliun, i cili e rrahu gjyqtarin gjatë ndeshjes Teuta-Tirana një ditë më parë.

Basketbollisti i Tiranës nuk është pajtuar me vendimin e gjyqtarit Jurgen Muho, duke e goditur atë me grushte derisa sa e shtriu në tokë.

Pas këtij veprimi antisportiv, ka pasur vërshëllima të shumta nga tifozët e pranishëm në pallatin e sporteve në qytetin e Durrësit “Ramazan Njala”, të cilët në kor kanë sharë skuadrën kryeqytetase me fjalë banale.

Pamjet tregojnë një dhunë të paprecedentë, e cila prej shumë kohësh nuk shihej në këtë sport.

Ndeshja në fund u mbyll në favor të Teutës me rezultatin 98-86, por rezultati u bë i pa vlerë përballë këtij skandali që ndodhi në basketbolli shqiptar.

https://www.facebook.com/AlbanianSport.net/videos/948388402183943/?t=1