Gazeta Sinjali mbrëmë raportoi se një vajzë 6-vjeçare është goditur nga vetura, në mes të sheshit “Nëna Terezë”, derisa po lëvizte me bicikletën e saj.
Siç njofton Policia në raportin 24-orësh, vajza ka pësuar lëndime trupore, ndërsa shoferi ka tentuar të ikë nga vendi i ngjarjes.
Nga Policia bëhet e ditur se ngasësi i automjetit, i cili e shkaktoi aksidentin, është identifikuar dhe më pas është arrestuar.
Me urdhër të prokurorit, i dyshuari dërgohet në mbajtje.