image "E gjithë OKB-ja është 'nën sulm' nga Rusia", paralajmërimi i ambasadorit të Ukrainës

Botë

“E gjithë OKB-ja është ‘nën sulm’ nga Rusia”, paralajmërimi i ambasadorit të Ukrainës

news image

Në një takim urgjent të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara të hënën, ambasadori i Ukrainës në OKB dënoi vendimin e Rusisë për të njohur rajonet pro-Moskë të Ukrainës si “të paligjshme dhe jo legjitime” raporton “CNN”.

“Sot i gjithë anëtarësimi i Kombeve të Bashkuara është nën sulm,” tha Sergiy Kyslytsya. “Kufijtë e njohur ndërkombëtarisht të Ukrainës kanë qenë dhe do të mbeten të pandryshueshëm, pavarësisht nga veprimet dhe deklaratat e Federatës Ruse”.

“Udhëheqja politike e Federatës Ruse do të mbajë përgjegjësinë e plotë për rezultatet e vendimit të marrë,” shtoi ai.

Në takimin e së hënës, Kyslytsya u bëri thirrje kombeve të tjera që të ndërmarrin veprime.

“Është kritike të shohim tani se kush është miku dhe partneri ynë i vërtetë, i cili është në anën e kartës së OKB-së dhe kush do të vazhdojë ta pengojë Rusinë vetëm me fjalë”, tha ai.

/GazetaSinjali/