Gjatë 24 orëve të fundit, Instituti i Shëndetit Publik ka njoftuar se janë shënuar tetë vdekje dhe 345 raste të reja me koronavirus, shkruan Gazeta Sinjali.
Por, kjo nuk po i ndalon qytetarët e Komunës së Kaqanikut që të shëtisin nëpër qendër të qytetit.
Në një video të dërguar nga një sinjalizues, shihet se shumica prej tyre nuk po mbajnë maskat dhe nuk po e respektojnë distancën fizike.
Sipas të njëjtit sinjalizues, në asnjë vend nuk ka hasur në prezencë të Policisë.
Aktualisht, janë 40 raste aktive me koronavirus në këtë komunë, e cila gjendet në zonën e gjelbër të infeksionit, që nënkupton se hoteleria dhe gastronomia mund të punojnë nga ora 05:00 deri në orën 20:00.