Ousmane Dembélé përfundimisht do të rinovojë me Barcelonën.
Sulmuesi francez do të rinovojë për dy vite të tjera deri më 2024.
Në orët e fundit, agjentët e lojtarit dhe stafi teknik i Barcelonës kanë ndërmarrë hapat e nevojshëm për të përfunduar gjetjen e një marrëveshjeje përfundimtare për vazhdimin e francezit në klubin katalanas, transmeton SPORT, përcjell Sinjali Sport.
Klubi ka kontaktuar Moussa Sissoko, agjentin e lojtarit, për të zgjidhur detajet e mbetura në mënyrë që njoftimi të bëhet zyrtar. Për momentin nuk dihet se kur kjo do të bëhet realitet, por gjithçka tregon se mund të ndodhë në mesin e javës së ardhshme.
Janë Xavi Hernández dhe Jordi Cruyff janë ata që kanë dëshiruar më së shumti vazhdimin e francezit, një pozicion që u prit me hezitim brenda vetë bordit duke pasur parasysh tensionin që ishte akumuluar mes Mateu Alemany dhe agjentit të lojtarit që nga fillimi i më shumë se një viti më parë.