image E fundit, Barcelona arrin marrëveshje me agjentin e Lautaros

Futboll

Futboll/ E fundit, Barcelona arrin marrëveshje me agjentin e Lautaros

news image

Javët ose ndoshta muajt e fundit, Lautaro Martinez është lidhur shumë me një transferim në Barcelona gjatë verës. Sigurisht, pasi nuk ka lojëra për tu përqëndruar për median, mbulimi ka qenë shumë më i lidhur me transferimet që nga fundi dhe sulmuesi argjentinas nuk mund t’i shpëtojë thashethemeve.
 
Sipas edicionit të sotëm të Tuttosport, pala Katalanase po refuzon të heqë dorë nga sulmuesi, i cili ka qenë një nga lojtarët më të rëndësishëm të Interit deri më tani këtë sezon.

Në fakt, kontaktet me agjentin e lojtarit janë të vazhdueshme, transmeton Gazeta Sinjali.
 
Palët, sipas raportit, kanë arritur një marrëveshje në parim për kontratën dhe tani Barcelona do të duhet të bindë Interin.

Nerazzurri nuk ka qëllim të heq dorë nga ylli i tyre  nëse nuk paraqitet një ofertë e marramendese.
 
Në këtë front, klauzola e lëshimit prej 111 milion € do të jetë vendimtare si një pikë referimi, pasi Inter nuk janë të gatshëm të vendosin për më pak./Gazeta Sinjali/