Sonte rreth orës 18:45 ka ndodhur një aksident trafiku në Senik të Malishevës, raporton Gazeta Sinjali.
Si pasojë e këtij aksidenti mes katër veturave të përfshira, kanë mbetur të lënduar shtatë persona.
Lajmin për Gazetën Sinjali e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës në rajonin e Gjakovës, Nysret Xhurkaj, i cili tha se gjendja e të lënduarve është stabile.
“Të lënduarit janë dërguar për trajtim mjekësor në Spitalin e Përgjithshëm në Prizren, ku për momentin gjendja e tyre është stabile”, tha ai. /Gazeta Sinjali/