Alison Wilson, e cila përfundoi studimet universitare në Central Queensland Australi, mbeti e befasuar pasi regjistroi shpërbërjen e trupave të donatorëve në intervalet 30-minutëshe për një periudhë 17-mujore.
Body Farm, i quajtur zyrtarisht Instituti Australian për Hulumtime Eksperimentale Tuphonomike (AFTER), është vendosur në periferi të Sidneit dhe është themeluar tre vjet më parë për të studiuar dekompozimin e trupit të njeriut në kushte të ndryshme për të lehtësuar “ringjalljen” e skenave të krimit.
“Ne zbuluam se krahët lëviznin dukshëm në mënyrë që nga pozita pranë trupit arrinin në pozitën nga anash. Në një rast, krahu u largua nga trupi dhe pastaj u kthye dhe gati sa preku trupin përsëri”, tha Wilson për ABC News.
Ajo thotë se priste një zhvendosje të lehtë në fazat e hershme të kalbjes, por ishte e habitur kur pa se lëvizjet zgjatën të paktën 17 muaj gjatë xhirimeve. Ajo beson se zhvendosja është për shkak të tkurrjes së trupit kur ligamentet thahen.
Shkencëtarët thonë se gjetjet e reja mund të luanin një rol të rëndësishëm në hetimet policore, dhe antropologu mjeko-ligjor Gzanti Malet, gjithashtu një studiues në AFTER, është gjithashtu shumë i befasuar.
Hetimet më parë janë bazuar në supozimin se pozicioni në të cilin u gjet trupi ishte i njëjtë në kohën kur personi vdiq, përveç aty ku ka prova se trupi është lëvizur nga njerëz të tjerë ose kafshë