image Tre të vdekur në aksidente trafiku gjatë 24 orëve të fundit

Kosovë

Siguri/ Tre të vdekur në aksidente trafiku gjatë 24 orëve të fundit

news image

Tre persona kanë humbur jetën në Kosovë nga aksidentet në trafik gjatë 24 orëve të fundit, njofton Policia e Kosovës

Sipas saj në mbarë vendin kanë ndodhur 61 aksidente trafikut, prej të cilave 22 aksidente kanë rezultuar me të lënduar, shkruan Gazeta Sinjali.

Njësitet e trafikut, kanë shqiptuar 1.280 gjoba për kundërvajtësit në komunikacionin rrugor.

Gjatë ditës së fundit, forcat e rendit poashtu njoftojnë se kanë arrestuar 34 përsona për vepra të ndryshme kundërligjore. 21 janë dërguar në mbajtje kurse 10 persona janë dërguar në vuajtje të denimit për shkak se janë zënë në kundërshtim me ligjin. / Gazeta Sinjali/