image E emocionuar Vasfije Krasniqi flet për herë të parë si deputete

Politikë

E emocionuar Vasfije Krasniqi flet për herë të parë si deputete

news image

Me 84 vota për dhe asnjë kundër, deputetët e Kuvendit të Kosovës miratuan vendimin për riemërim  e Komisionit për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, Persona të Pagjetur, Peticione, duke i shtuar kështu edhe pjesën “Viktima të Dhunës Seksuale gjatë Luftës”.

Në lidhje me këtë, deputetja e Lëvizjes Vetëvendosjes, Vasfije Blair, ka folur për herë të parë në cilësinë e deputetes dhe u bëri thirrje deputetëve që ta përkrahin këtë propozim.

“Përmes votës së tyre, qytetarët u treguan të gatshëm për të përkrahur viktimat e dhunës seksuale të luftës në Kosovë, ku një hap i rëndësishëm në këtë drejtim është bërë përmes propozimit për riemërimin e Komisionit për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, Persona të Pagjetur dhe Peticione duke i shtuar edhe kategoria “Viktima të Dhunës Seksuale gjatë Luftës”, u shpreh Blair në Kuvend. 

/GazetaSinjali/