image "E dua zërin tënd", Flori i del në krah Fifit

Bota e Yjeve

“E dua zërin tënd”, Flori i del në krah Fifit

news image

Këngëtari i njohur shqiptar, Flori Mumajesi njihet për shoqërinë që ka me këngëtaren Fifi, e cila kohëve të fundit është përfolur mjaft shumë për pjesëmarrjen e saj në spektaklin Big Brother VIP, shkruan Gazeta Sinjali.

Flori në një postim në InstaStory në Instagram ka treguar mbështetjen e tij ndaj Fifit, pasi kjo e fundit gjatë mbrëmjes së djeshme në spektaklin e Big Brother u alivanos pas një debati të ashpër me opinionisten Balina Bodinaku.

“E dua zërin tënd… Dedikuar atyre me të cilët jeta nuk u tregua e drejtë duke iu mohuar fjalët, dëgjimin, por jo ndjenjat…. Nuk jemi dot perfekt dhe po të mundemi s’do të jemi dot kurrë”, ka shkruar këngëtari.

Ndryshe në mbështetje të Fifit ka dalë edhe ish-banori i shtëpisë së Big Brother, Granit Cana i cili ka thënë “Ta kam dhënë fjalën deri në frymë të fundit, jam në të mirë e në të keq. Shoku i mirë në ditë të vështirë”.

/GazetaSinjali/