image E do me çdo kusht Mbappen, Real Madridi synon ta bëjë diçka që se kishte bërë me asnjë futbollist më parë

Futboll

E do me çdo kusht Mbappen, Real Madridi synon ta bëjë diçka që se kishte bërë me asnjë futbollist më parë

news image

Real Madridi e do me çdo kusht transferimin e Kylian Mbappes në verë.

Francezi ka qenë i hapur për kalim tek skuadra madrilene, megjithatë ai ende nuk ka vendosur për të ardhmen e tij.

PSG deri tani ka bërë presion të vazhdueshëm ndaj francezit, duke e joshur me oferta të ndryshme, megjithatë 22-vjeçari ende nuk duket i bindur, pasi favorizon edhe më tutje një kalim tek Real Madridi.

Për ta bindur francezin, Real Madridi po synon të bëjë diçka që se kishte bërë me asnjë futbollist, madje as me Cristiano Ronaldon, transmeton Sinjali Sport.

Për herë të parë në historinë e tyre, Real Madrid është gati t’i japë një lojtari, Kylian Mbappés, më shumë se 60% të të drejtave të tij të imazhit.

Vetëm Cristiano Ronaldo ka pasur ndonjëherë 60% më parë.

Madrilenët duket se po bëjnë gjithçka çfarë munden për ta sjellur francezin në Bernabeu, kontrata e të cilit skadon këtë verë.

/GazetaSinjaliSport/