image E diel e kobshme: Gjendet pa shenja jete 41-vjeçari në Gjakovë, dyshohet se ka vdekur që disa ditë

Siguri

E diel e kobshme: Gjendet pa shenja jete 41-vjeçari në Gjakovë, dyshohet se ka vdekur që disa ditë

news image

Ferizaj e Deçani u tronditën sot me dy raste të rënda. Në orët e mëngjesit në një shtëpi në rrugën Prelez i Jerlive” në Ferizaj, u gjet i vdekur djali 33-vjeçar, Visar Murati. Teksa gjatë ditës, si pasojë e një vetaksidenti të familjes Hylaj, vdiq gruaja që ndodhej në veturë me burrin e të birin. Dita e sotme ishte e kobshme, pasi edhe në Gjakovë ndodhi një rast i rëndë.

Sinjali mëson se në orët e pasdites, në rrugën “Arsim Rama” në Gjakovë, u gjet pa shenja jete një 41-vjeçar, në shtëpinë e tij.

Sinjalizues të Gazetës Sinjali kanë bërë të ditur se i ndjeri dyshohet se kishte vdekur para disa ditësh, gjë që u konfirmua edhe nga ekipi njekësor.

Ndërkohë, posa ka marrë informacionin edhe Policia ka dalë në vendin e ngjarjes, prej ku është tërhequr trupi dhe janë marrë bë pyetje disa dëshmitarë.

Në bazë të informacioneve të para, burimet thonë se i ndjeri ka jetuar i vetëm në shtëpi.

Për të gjetur shkaktarin e vdekjes dhe zbardhjen e rrethanave të rastit,  me urdhër të Prokurorit të Shtetit kanë nisur hetimet dhe trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion.

/GazetaSinjali/