image E dhimbshme, zyrtari i Policisë së Kosovës vdiq nën moshën 40 vjeç

Siguri

E dhimbshme, zyrtari i Policisë së Kosovës vdiq nën moshën 40 vjeç

news image

Ilir Gjoka, zyrtar policor nga ekipi reagues në Stacionin Policor në Gjakovë, ka humbur jetën si pasojë e koronavirusit, raporton Gazeta Sinjali.

Burime të sigurta të Gazetës Sinjali brenda Klinikës Infektive kanë bërë të ditur se Gjoka vdiq nën moshën 40 vjeç.

“Sa i përket moshës, zyrtari policor ka vdekur nën moshën 40 vjeç. Mosha e tij është 38-39 vjeç”, thanë burimet e Gazetës Sinjali.

Burimet e njëjta nuk kanë dhënë detaje nëse Gjoka ka vuajtur edhe nga ndonjë sëmundje tjetër shoqëruse.

“Po presim që njoftimi i IKSHPK-së të nxjerr në pah më shumë të dhëna”, thanë tutje burimet.

Lidhur me rastin Gazeta Sinjali ka tentuar të marrë detaje edhe nga Policia e Kosovës, por, të njëjtit akoma nuk kanë kthyer përgjigje. /Gazeta Sinjali/