Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e së premtes në Malësinë e Madhe, ku për pasojë ka humbur jetën një efektiv policie.
Ngjarja është regjistruar në rrugën e Koplikut në kryqëzimin e rrugës Grizhe, ku mjeti tip Benz me drejtues shtetasin E. Z. ka aksidentuar për vdekje oficerin e policisë J. R., 55 vjeç.
Viktima ishte duke shkuar në një vendngjarje kur u përplas nga 32-vjeçari E.Z. dhe ndërroi jetë menjëherë.
Drejtuesi i automjetit shtetasi E. Z. është shoqëruar në ambientet e Policisë, për veprime të mëtejshme.