Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmë rreth orës 18:40 në Podujevë, ku një i ka humbur jetën, raporton Gazeta Sinjali.
Burimet e Gazetës Sinjali brenda Qendrës së Mjekësisë Familjare në Podujevë kanë bërë me dije se 18-vjeçari është dërguar atje në gjendje të rëndë shëndetësore dhe më pas është transferuar me urgjencë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës ku edhe ka ndërruar jetë.
Vdekjen e të riut e ka konstatuar mjeku kujdestar i cili ka bërë të ditur se ai ka ndërruar jetë si pasojë e sulmit në zemër.
Me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion, ndërsa rasti është cilësuar ‘Hetim i vdekjes’.