image E dhimbshme/ Miss Tuti Sejdiu: 13 vjeç jam përdhunuar e trafikuar nga persona të ndryshëm nga Kosova në Serbi

Bota e Yjeve

E dhimbshme/ Miss Tuti Sejdiu: 13 vjeç jam përdhunuar e trafikuar nga persona të ndryshëm nga Kosova në Serbi

news image

Miss Universe Kosova, Tuti Sejdiu, 19-vjeçarja nga Komuna e Gjilanit ka treguar se në moshën 13-vjeçare është përdhunuar e trafikuar nga disa persona, shkruan Gazeta Sinjali.

Sejdiu thotë se këtë kurorë që e ka marrë ditë më parë ia kushton familjes së saj, pasi që thotë se ata janë sakrifikuar shumë për të.

Arsyeja që kam ardhur në Miss Universe janë familja ime. Kam aplikuar, kam ardhur dhe nuk e kam besuar që jam fituesja. Kjo kurorë i dedikohet vetëm familjes time që kanë sakrifikuar shumë për mu, e vazhdojnë që të sakrifikojnë”, thotë ajo.

Pasi pranoi kurorën e më të bukurës në Kosovë, Sejdiu ka thënë se në eventin e organizuar ka munguar vetëm babai i saj, që është në burg, shkaku që kërkoi drejtësi për vajzën.

Po e shoh familjen time, vetëm një karrige e zbrazët është aty. Babai im është sot në burg për mua, vetëm që ka luftuar për mua, për padrejtësinë që ma kanë bë mua”, është shprehur ajo në ATV.

19-vjeçarja ka treguar se ishte vetëm 13-vjeçare kur është trafikuar nga persona të ndryshëm, në Kosovë e Serbi.

Në moshën 13-vjeçare jam përdhunu e jam trafiku nga persona të ndryshëm nga Kosova në Serbi, derisa prindi jem nuk ka lënë institucion pa kërkuar drejtësi. Ata njerëz që janë munduar me ma marrë mua jetën, ata sot janë në liri, nuk janë në burg, babi vetëm pse ka kërkuar ndihmë për mua, nuk është pranë meje, por është në burg.”

“Drejtësi nuk ka pas asnjëherë. Çka është më e rënda, babin nuk e di a është mirë, nuk e lejojnë as me na thirrë në telefon, as me e pa e me i fut rroba në burg. Nuk e di në çfarë gjendje mundet me qenë, unë them publikisht se unë do të luftoj për babin, jo për veten, e kam me nxjerrë drejtësinë në vend”, thotë ajo.

Kjo kurorë ka vlerë të madhe për mua e ka dëshmuar që unë jam femër e fuqishme e pranë familjes, pavarësisht sfidave. Asgjë nuk më doket e vështirë në jetë, vetëm duhet të ketë pak durim”, shtoi Sejdiu.

“Unë shpresoj që të vendoset drejtësia, sepse 5-6 vite jemi duke luftuar, personi që më ka bë të gjitha këto gjëra, familjarët e tij janë në institucion që punojnë, janë të korruptuar. I kisha bë apel të gjitha gjykatave, që me vendosë dorën në zemër se sot më ka ndodhë mua nesër i ndodhë fëmijës tënd. Unë jam shumë e fortë, edhe pse babai është larg meje”, u shpreh Sejdiu.

19-vjeçarja ka thënë se për këtë rast është dënuar me 3 vjet një person, e se ajo vazhdon të merr provokime nga familja e të njëjtit.

Gjithë janë të lirë, asnjë nuk është në burg. Ai që ka qenë trafikuesi kryesor, ai është dënuar vetëm 3 vite në burg, nuk kanë marrë asnjë masë. Mu më kanë kërcënuar me vite, ma kanë ndaluar shkollimin e të gjitha. Mendoj se do të vazhdoj aty ku kam mbet, nuk më vjen turp. Fillimisht, e kam prioritetin te drejtësia”, theksoi Miss Universe./Gazeta Sinjali/