Mbrëmë ka ndodhur një aksident trafiku në fshatin Duhël të komunës së Suharekës, ku humbi jetën një person. Burimet e Gazetës Sinjali kanë njoftuar se viktima është Behxhet Zekolli.
Zekolli ishte duke vozitur në veturën e tipit “Mercedes” u përfshi në një aksident bashkë me dy vetura tjera – “Mini Cooper” dhe “Golf”.
Si ndodhi aksidenti?
Burimet e Gazetës Sinjali kanë bërë të ditur se aksidenti ka ndodhur afër një pompe të benzinës dhe deri te aksidenti kishte ardhur për shkak të shpejtësisë së madhe të njërës veturë të tipit “Mini Cooper”, e cila më pas kishte goditur dy vetura tjera – “Mercedes” dhe “Golf 5”.
Zekolli pas përplasjes së fortë ka dalë nga vetura dhe më pas është dërguar pa shenja jete në spital.
Shoferët e dy veturave tjera kanë pësuar lëndime të lehta.
Sipas të njëjtave burime, shoferi i veturës që e ka shkaktuar aksidentin është ende duke u trajtuar në spital, por ndaj tij është caktuar masa e ndalimit prej 48 orëve.
Tashmë, trupi i pajetë i shoferit është dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore.