image E dhimbshme: Ky është 30-vjeçari që u gjet i vdekur në hollin e Grandit, u rrëzua në diskon “13 Rooftop”

Siguri

E dhimbshme: Ky është 30-vjeçari që u gjet i vdekur në hollin e Grandit, u rrëzua në diskon “13 Rooftop”

news image

Gazeta Sinjali raportoi pak më parë për një ngjarje të rëndë që ka ndodhur mëngjesin e sotëm të Hotel Grandi në Prishtinë, ku një 30-vjeçar ka vdekur në rrethana të dyshimta. Policia e ka konfirmuar rastin ndërkohë që është bërë e ditur se vdekja e të riut është cilësuar si e dyshimtë.

Burimet brenda Emergjencës kanë bërë me dije për Sinjalin se personi që u gjet pa shenja jete është Erblin Shala, vdekjen e të cilit e ka konfirmuar ekipi mjekësor.

Edhe nga Policia kanë njoftuar se trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion, ku do të konstatohet shkaktari i vdekjes.

“Sot rreth orës 06:00, kemi pranuar informatën për një person pa shenja jete në hollin e një Hoteli në sheshin “Zahir Pajaziti” në Prishtinë.

Policia dhe ekipi mjekësor menjëherë kanë dalë në vendin e ngjarjes, ku nga ekipi mjekësor është konstatuar vdekja e personit mashkull 30 vjeç.

Aktualisht policia  ka nisur hetimin e rastit si vdekje e dyshimtë dhe po ndërmerr të gjitha veprimet e duhura hetimore dhe ato forenzike – të ekzaminimit, që do të ndihmonin hetimin e ngjarjes si dhe sqarimin dhe ndriçimin e plotë të rastit, ndërkohë që trupi i pajetë i viktimës është dërguar për obduksion”, ka bërë të ditur Policia për Sinjalin. 

Lidhur me rastin, Sinjali mëson se janë marrë deklaratat edhe të disa dëshmitarëve që kanë qenë në vendin e ngjarjes kur ka ndodhur rasti.

Ndryshe, redaksia ka kontaktuar edhe diskon “13 Rooftop”, mirëpo të njëjtit kanë qenë të paqasshëm.

Sinjali do të iu mbajë të informuar me detajet e reja.

/GazetaSinjali/