image E dhimbshme: Ky është 27-vjeçari që humbi jetën nga goditja e rrymës duke punuar me vinç në Pejë

Sociale

E dhimbshme: Ky është 27-vjeçari që humbi jetën nga goditja e rrymës duke punuar me vinç në Pejë

news image

Gazeta Sinjali pak më parë raportoi për një ngjarje të rëndë që ka ndodhur sot në lagjen “Dardania 3” të Pejës, ku një 27-vjeçar mbeti pa shenja jete, pasi e zuri rryma elektrike.

Siç mëson Sinjali, i ndjeri është Fatos Zekolli, nga fshati Bllacë i komunës së Suharekës.

Sipas burimeve të Gazetës Sinjali, Zekolli ka qenë duke i vendosur disa shtylla të betonit dhe më pas njëra shtyllë i ka prekur telat e rrymës, të cilët e kanë përçuar rrymën deri te i riu, duke e lënë atë të vdekur.

I ndjeri ka qenë bashkë me vëllain e tij, i cili ka marrë lëndime trupore por ende nuk dihet shkalla e lëndimit të tij.

Rastin për Sinjalin e ka konfirmuar shkurt edhe zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Pejës, Fadil Gashi, i cili tha se do të dalin me detaje pak më vonë.

Gashi tha se i ndjeri është dërguar në spital, ku mjekët e kanë konstatuar vdekjen e tij.

Në vendin e ngjarjes tanimë kanë dalë njësitet e Policisë së Kosovës dhe për çdo gjë Sinjali do t’iu mbajë të informuar.

/GazetaSinjali/