Një vetaksident ka ndodhur në fshatin Sallagrazhdë të Suharekës ku si pasojë ka humbur jetën një fëmijë i moshës 14-vjeçare, shkruan Gazeta Sinjali.
Lajmin për Sinjalin e kanë konfirmuar nga Policia e Kosovës.
Sipas Policisë, shkak i vetaksidentit ka qenë mospërshtatja e shpejtësisë dhe kushtet e rrugës.
Policia ka thënë për Sinjalin se nga ky aksident janë edhe dy persona të tjerë që kanë marrë lëndime dhe janë dërguar në Spitalin e Prizrenit.
“Rreth orës 16:30 min në rrugën Sallagrazhd-Baqevc ka ndodhur një vetaksident,nga rrotullimi veturës dyshohet për Një të vdekur Dy të lënduar! Sipas informacioneve viktima dyshohet të jetë 14 vjeç”, thuhet në njoftimin e Organizatës vullnetare të zjarrfikësit dhe shpëtimi, në Facebook.