Ka ndërruar jetë 23 vjeçarja, Yvesa Salihaj, nga Istogu, e cila vuante nga sëmundja e leukemisë.
Lajmin e ka bërë të ditur këngëtari, Labinot Tahiri, përmes një postimi në Facebook.
“O zemra jonë menduam se po kthehesh shëndosh e mirë me shpresën që po e mund sëmundjen e Leukemisë, por Zoti paska dashur të ju marrë më herët”, ka shkruar Tahiri.
Ditë më parë ajo ishte dërguar për shërim në Turqi mirëpo nuk ia doli ta mposhtë sëmundjen.