Një moment sa i rëndë po ashtu prekës është shënuar në Aleppo të Sirisë.
Një grua siriane, e ndodhur nën rrënojat e tërmetit, ka sjellë në jetë fëmijën e saj. Fatkeqësisht gruaja nuk ka arritur të mbijetojë por në rrjete sociale është publikuar momenti kur arrihet të shpëtohet fëmija i porsalindur.
The moment a child was born 👶 His mother was under the rubble of the earthquake in Aleppo, Syria, and she died after he was born , The earthquake.
— Talha Ch (@Talhaofficial01) February 6, 2023
May God give patience to the people of #Syria and #Turkey and have mercy on the victims of the #earthquake#الهزه_الارضيه #زلزال pic.twitter.com/eBFr6IoWaW
Në videon e publikuar nga një gazetar në Twitter shihet momenti ku një burrë merr foshnjën e sapo ardhur në jetë dhe e dërgon për të marrë ndihmën mjekësore të nevojshme. Kujtojmë që deri më tani janë raportuar më shumë se 1,073 viktima dhe 2,461 të plagosur në Siri. /abcnews.al