Gazeta Sinjali sot ka raportuar për një vetëvrasje që ka ndodhur në Gjakovë, ku një grua u gjet e varur në banjon e banesës së saj.
Ariana Haxhismajli ka qenë mësimdhënëse në Shkollën e Mesme të Ulët “Kadri Kusari”.
Në një postim në Facebook, kjo shkollë ka ndarë një fotografi të saj dhe ka shkruar se Haxhismajli ka qenë “mësimdhënëse e zellshme dhe e dashur për të gjithë”.
“Të nderuar mësimdhënës dhe nxënës tē shkollës sonë, me pikëllim të thellë po ju njoftojmë për ndarjen nga jeta të mësimdhënëses sonë të nderuar Ariana Haxhismajli. Ariana ka qenë një mësimdhënëse e zellshme dhe e dashur për të gjithë. Ngushëllimet tona për vajzat, familjen dhe gjithë kolegët e shkollës. Për mbledhjen komemorative që do të mbahet në shkollë do të ju njoftojmë me kohë. Lamtumirë Ariana!”, thuhet në njoftim.
Sipas Policisë, Haxhismajli është gjetur e varur nga familjarët e saj dhe e njëjta sipas tyre vuante nga depresioni.
“Sot me datë 11.04.2022 rreth orës 11:00 Stacioni policor ne Gjakovë ka pranuar njoftim se ne rrugën “Marin Barleti” është gjetur nga familjaret një person i gjinisë femërore e varur ne banjon e banesës. Në vendin e ngjarjes kanë dalë patrulla policore dhe ekipi mjeksor i cili ka konstatuar vdekja e viktimes e cila aktin e vetevrasjes dyshohet ta ketë kryer duke u varur me një shall“, ka deklaruar Policia.