image E dhimbshme/ COVID-19 iu merr jetën 5 anëtarëve të një familje në Kamenicë

Kosovë

E dhimbshme/ COVID-19 iu merr jetën 5 anëtarëve të një familje në Kamenicë

news image

COVID-19 iu ka marrë jetën pesë anëtarëve të një familje në Kamenicë, raporton Gazeta Sinjali.

Doktori, Besnik Ibishi ka bërë të ditur se familja Basha ka humbur 5 anëtarë për një periudhë shumë të shkurtë, si pasojë e infektimit me COVID-19.

Lajmin për vdekjen e antarit të pestë të kësaj familje e ka konfrimuar edhe kryetari i kësaj komune, Qendron Kastrati.

Shkrimi i Kastratit:

Sapo mora lajmin që edhe anëtari i pestë i një familje nga Kamenica, ka ndërruar jetë si pasojë e #COVID19. Është tejet e dhimbshme për të gjithë ne.

Numri i personave që nuk arritën ta fitojnë betejën me #COVID19, ka arritur në 31. Prandaj, ju lutem kujdesuni e respektoni të gjitha udhëzimet nga institucionet e shëndetësisë.

Ngushëllimet më të sinqerta familjes, për humbjen e më të dashurve të tyre!

/Gazeta Sinjali/