Në Itali janë 63 mjekë të cilët kanë humbur jetën pas diagnostikimit me koronavirus.
Lajmin e konfirmoi Shoqata Italiane e Mjekëve ditën e sotme.
Nga 63 mjekët e vdekur, 41 prej tyre ushtronin profesioninnë Lombardi, rajoni italian i goditur nga koronavirusi, shkruan CNN.
Që nga e hëna, 8.956 punonjës të sistemit shëndetësor kanë rezultuar pozitiv n¥ testin për Covid-19 sipas Institutit Kombëtar të Shëndetit Italian.
Italia vijon të përballet me krizën e shkaktuar nga Covid-19.
Vetëm gjatë 24 orëve të fundit janë shënuar 812 viktima duke e çuar në 11,591 numrin e të vdekurve.
Ndërkohë numri i të infektuarve ka shkuar në 101,739. /Gazeta Sinjali/