image E dhimbshme: 52-vjeçari nga Skenderaj dërgohet pa shenja jete në Emergjencë, rasti cilësohet vdekje e dyshimtë

Siguri

E dhimbshme: 52-vjeçari nga Skenderaj dërgohet pa shenja jete në Emergjencë, rasti cilësohet vdekje e dyshimtë

news image

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Komunën e Skenderajt, ku një person është dërguar pa shenja jete në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare, raporton Gazeta Sinjali.

Siç mëson Gazeta Sinjali nga burimet e veta, viktima është një 52-vjeçar.

Ishin prindërit e viktimës të cilët telefonuan ekipin mjekësor, të cilët me të arritur në shtëpinë e tij, ia kanë ofruar tretmanin mjekësor.

Pas ndihmës së parë, viktima është nisur për në Emergjencë, atje ku dhe është konstatuar vdekja e pacientit.

Lidhur me rastin është njoftuar edhe Policia e Kosovës, të cilët kanë dalë në vendin e ngjarjes.

Me urdhër të prokurorit, rasti është cilësuar ‘Vdekje e dyshimtë’.

/GazetaSinjali/