image E dashura ruse e Don Xhonit përfundon në spital, pëson një aksident të rëndë - FOTO

Bota e Yjeve

E dashura ruse e Don Xhonit përfundon në spital, pëson një aksident të rëndë – FOTO

news image

Modelja ruse, Ariana Lirey pasi u pa në krahët e reperit të famshëm shqiptar, Don Xhon si e dashura e tij ka arritur të jetë në qendër të vëmendjes edhe në showbizin shqiptar.

Së fundmi, në fotografi e postuar në llogarinë e saj në “Instagram” ajo ka zbuluar se ka lënduar këmbën dhe ndodhet e shtrirë në spital, foto kjo e cila shqetësoi fansat e çiftit.

Nga fotoja dhe këmba e tëra në allçi shohim se nuk bëhet fjalë për diçka të vogël dhe se lëndimi është serioz.

Ariana nuk ka dhënë detaje se çfarë ka ndodhur, ndërsa kujtojmë se dyshja pak ditë më parë u panë së bashku në videoklipin e fundit të këngëtarit.

/GazetaSinjali/