image Doli pozitive me COVID-19 në një laborator privat, ndërsa IKSHPK i thotë se s’ka qenë fare e infektuar

Shëndetësi

Doli pozitive me COVID-19 në një laborator privat, ndërsa IKSHPK i thotë se s’ka qenë fare e infektuar

news image

Qytetarët shpesh herë janë ankuar lidhur me ofrimin e shërbimeve për testime për COVID-19 në institucionet shëndetësore private, shkruan Gazeta Sinjali.

Ankesat ka pasur nga më të ndryshmet, duke nisur nga mungesa e dhënies së informacioneve për qytetarët rreth llojllojshmërisë së testeve. Ndërsa, së fundmi një qytetare është ankuar në Facebook për besueshmërinë e rezultatit të testit në një nga laboratorët privat.

Fjala është për “Medical Lab” në Ulpianë, laborator ky në të cilin qytetarja Donikë Qerimi thotë se është testuar me metodën PCR dhe ka rezultuar pozitive.

Edhe pas testimit, Donika thotë se nuk ishte fare simptoma, por arsyeja e testimit ishte kontakti që kishte pasur me të infektuar. Por, pas 10 ditëve ajo thotë se është testuar në Institutin Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës dhe ka rezultuar negative si dhe është konfirmuar që nuk ka qënë asnjëherë e prekur me këtë virus.

“Si pasojë e alarmimit, nja 25 vetë është dashtë me u testu për shkak temin. Prej tyne, 23 kanë dalë negativë. Dmth unë i kam shkaktu buxhetit të Kosovës dam kur jam mundu me e kursy duke u testu në laborator privat. Mos t’i përmendim shqetësimet që ua kam shkaktu familjes teme e familjes së kolegëve të mi. IKSHP-së m’duhet me ju falënderu për korrektësinë dhe profesionalizmin. E për këtë laboratorin, çka po m’këshilloni me bo?”, ka shkruar ajo në Facebook. /Gazeta Sinjali/