image E bukur dhe joshëse, zbuloni si ka zgjedhur Era Istrefi të maskohet këtë Halloween

Bota e Yjeve

E bukur dhe joshëse, zbuloni si ka zgjedhur Era Istrefi të maskohet këtë Halloween

news image

Era Istrefi, një nga këngëtaret e njohura shqiptare, e cila para pak kohë bëri një mungese të gjatë nga projektet muzikore për t’u rikthyer fuqishëm pasionit të saj, duke publikuar jo një, por disa këngë të reja shumë të suksesshme.

Duket se tanimë, erdhi koha që bukuroshja të vazhdojë karrierën e saj muzikore atje ku e ka lënë, për të sjellë projekte të tjera të reja

Tashmë jemi shumë afër Halloween dhe disa nga artistët tanë na kanë treguar kostumin dhe personazhin që kanë vendosur të maskohen këtë vit e këtë na e ka treguar edhe Era. Nuk kishte si të ndodhte ndryshe, këngëtarja duket shumë joshëse, pasi ka zgjedhur një personazh shumë seksi, e cila është modelja britanike Kate Moss, kur ka pozuar për revistën PlayBoy.

Era ka postuar disa foto ku ka rikrijuar imazhet, por me një ndryshim, këtë herë kostumi nuk do të jetë ngjyrë e zezë por rozë, pasi siç e kemi vënë re është edhe ngjyra e preferuar e këngëtares.

/GazetaSinjali/